Suel Çela u shpall i pafajshëm, reagon Partia Demokratike: Drejtësia e pafuqishme para kriminelit të pushtetit

Publikuar tek: politike, më 16:39 20-11-2019 Suel Çela u shpall i pafajshëm, reagon Partia Demokratike: Drejtësia e pafuqishme para kriminelit të pushtetit Suel Çela, Selia e PD

Partia Demokratike ka reaguar pas shpalljes së pafajshëm të Suel Çelës, për sulmin ndaj policisë në tregun e Elbasanit në vitin 2017.

Në reagimin e PD-së, Çela konsiderohet si bandit i rrezikshëm dhe kriminel i pushtetit, para së cilit drejtësia është e pafuqishme dhe e pavarur.  

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike:

Shpallja i pafajshëm i banditit të rrezikshëm të Elbasanit Suel Çela, shërbëtor i pushtetit të Edi Ramës, provoi në mënyrë të përsëritur se me Edi Ramën në qeveri drejtësia nuk është e lirë të ndëshkojë krimin.

Mesazhi që iu dha sot shqiptarëve është se kriminelët e pushtetit, ata që blejnë vota për karrigen e Edi Ramës janë të paprekshëm!

Kur kriminelët vjedhin zgjedhjet për Edi Ramën, kur bëjnë drogë me lejen e pushtetit të Edi Ramës, kur godasin policinë dhe e çnderojnë atë me mbrojtjen e Edi Ramës, drejtësia është e pafuqishme të bëjë drejtësi.

Duke shpallur të pafajshëm kriminelët e pushtetit, rrëzohet çdo iluzion për drejtësinë e pavarur. Të gjithë e kanë mësuar se drejtësia është plotësisht në dorën e Edi Ramës dhe të krimit.

Vendi ka nevojë jetike për ndarjen e politikës nga krimi, ka nevojë për zgjedhje të lira, të pandikuara nga kriminelët, si dhe për një qeveri të re, që e ka fatin të lidhur me qytetarët dhe jo me kriminelët.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075302124023438
array(1) { ["section"]=> string(115) "suel-cela-u-shpall-i-pafajshem-reagon-partia-demokratike-drejtesia-e-pafuqishme-para-kriminelit-te-pushtetit-186584" }