Sufali tregon momentet e para të takimit me personat e shpëtuar: Në Al-Hol përjetojnë tmerr përtej imagjinatës

Publikuar tek: aktualitet, më 22:10 27-10-2020 Sufali tregon momentet e para të takimit me personat e shpëtuar: Në Al-Hol përjetojnë tmerr përtej imagjinatës Luneda Sufali

Luneda Sufali, Drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror e cila ka ndjekur nga afër operacionin e për riatdhesimin e 3 fëmijëve dhe një gruaje nga kampi i ‘Al Haël’ tha se tmerri që kanë përjetuar këta fëmijë shkon përtej imagjinatës. 

Në studion e ‘Real Story’ në Neës 24, Sufali tregoi momentet e takimit të parë me të shpëtuarit.

“Kishim rreth një vit që përgatiteshim, ngritëm qendër dhe prisnim më shumë fëmijë, sukses është qoftë edhe një jetë e shpëtuar. U takuam që dje në orën 6 me të shpëtuarit, takimi ishte i vështirë, komunikimi me ta. Ju e patë se çfarë kanë përjetuar ata fëmijë atje, tmerri është përtej imagjinatës sonë njerëzore, por kjo është realisht përtej imagjinatës. Nuk i ngacmuam për të mos ia vështirësuar situatën se ishin edhe të lodhur, nga rruga e gjatë që kishin bërë.

Ne nuk jemi të parët që duam të depërtojmë e të marrim shtetasit tanë, kanë pasur vështirësi strukturat atje, është e vështirë t’i identifikosh, duke pasur parasysh veshjen. Fëmijët janë viktima dhe janë të pafajshëm, më i madhi që ishte 14 vjec nuk mund të kuptosh asgjë, sidomos në momentet e para. Ata ishin realisht të lumtur për kthimin këtu,” tha Sufali.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari bën deklaratën e frikshme: S’duhet të përmendim emra. Vajzat në kampin Al-Hol i vrasin nëse thonë se duan të kthehen (Një grua shtatzënë u gjet e therur)
Nuk u kthye me të tjetër, Bedri Elezi e zbulon: Vëllai i Alvin Berishës është gjallë në kamp. Për të kujdeset një familje shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.010785102844238
array(1) { ["section"]=> string(116) "sufali-tregon-momentet-e-para-te-takimit-me-personat-e-shpetuar-ne-al-hol-perjetojne-tmerr-pertej-imagjinates-225430" }