“Sukses i qeverisë”, Rama për laboratorin e drogës në Has: Provë e qartë e forcës së shtetit kundër krimit

Publikuar tek: barometri, më 08:24 20-10-2018 “Sukses i qeverisë”, Rama për laboratorin e drogës në Has: Provë e qartë e forcës së shtetit kundër krimit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aksionit të policisë shqiptare në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për zbulimin e një laboratori të heroinës në Has.

Rama thotë se në të gjithë botën ky operacion quhet “sukes i qeverisë”, ndërsa me gjuhën e dëshpëruar të opozitës është “faji i qeverisë”.

Sipas kryeministrit Rama kjo është një provë e forcës së shtetit kundër krimit.

“Në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses,në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë. Operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit,në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis. #DerinëFund”, shkruan Rama ë Twitter.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.052849054336548
array(1) { ["section"]=> string(109) "sukses-i-qeverise-rama-per-laboratorin-e-droges-ne-has-prove-e-qarte-e-forces-se-shtetit-kunder-krimit-138455" }