Suli kallëzoi në SPAK Xhelal Mziun, ironizon Astrit Patozi: Po zihen se kush e bën më të mirë kasaphanën

Publikuar tek: politike, më 17:38 27-01-2021 Suli kallëzoi në SPAK Xhelal Mziun, ironizon Astrit Patozi: Po zihen se kush e bën më të mirë kasaphanën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas lajmit se kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli ka kallëzuar në SPAK paraardhësin e tij Xhelal Mziu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Patozi shkruan se ata po zihen se kush e bën më të mirë kasaphanën.

Sipas tij, është qqesharake që kanë gjetur pikërisht ndërtimin e një thertoreje dhe kanë pritur deri sa Mziu të kandidonte për deputet në Dibër.

Postimi i plotë:

PO ZIHEN KUSH E BËN MË TË MIRË KASAPHANËN

Lajmi më i madh sot qenka se “Rilindja” i paska shpallur luftë frontale “Republikës së Re” në Kamëz dhe për këtë paska kërkuar ndihmën e SPAK-ut.

Por këta janë aq të lodhur, sa që edhe kur duan të zihen më gjithë mend me njëri-tjetrin, bëhen tmerrësisht qesharakë.

Ngaqë mund të gjenin një temë tjetër, por jo pikërisht ndërtimin e një thertoreje. Sepse i bie që po kacafyten se kush e ka bërë kasaphanën më të mirë, i cili, në fakt, nuk është se nuk qëndron si debat.

Dhe pyetja tjetër është se përse është pritur që Xhelal Mziu të kandidonte për deputet në Dibër, që të zbulohej se ai paska bërë shkelje dhe shpërdorim detyre, kur ishte kryetar bashkie, përpara gati dy vjetësh.

Por kjo nuk besoj se ka ndonjë vlerë të madhe për kasapët, që gjuajnë dhe presin me dorën e majtë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Kush i bën këto ndërtime kur ndërkohë nuk ka punë?’, Rama tregon historinë me komentuesin: I thashë i bën Ndragheta
Vijojnë ‘firot’ në LSI, avokati i njohur largohet nga partia e Kryemadhit pak muaj para zgjedhjeve »
Article Logic
Execution time: 0.0087540149688721
array(1) { ["section"]=> string(109) "suli-kallezoi-ne-spak-xhelal-mziun-ironizon-astrit-patozi-po-zihen-se-kush-e-ben-me-te-mire-kasaphanen-236627" }