Sulltan Novruzi, Basha: Të bashkuar të matjë e të djathtë, për një Shqipëri të sigurtë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:34 22-03-2015 Sulltan Novruzi, Basha: Të bashkuar të matjë e të djathtë, për një Shqipëri të sigurtë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka uruar sot të gjithë besimtarëve festën e Sulltan Novruzit. Basha tha se sot është edhe një ditë e bekuar nga zoti, si fitorja e parë e Partisë Demokratike ndaj regjimit komunist, para 23 vjetësh.

“Të gjithë të bashkuar, të majtë e të djathtë, do ia dalim të ndërtojmë një Shqipëri të sigurtë”, tha kreu i PD.

Basha tha se është e rendësishme që sot të jemi të gjithë të bashkuar kundër krimit dhe mafies, sepse kjo nuk është një kauzë politike por një kauzë për të gjithë shqiptarët.

“Të bashkuar për të pastuar politikën nga krimi. Një kauzë për të gjithë shqiptarët dhe do tja dalim mbanë”, tha Basha.

Kreu i PD Basha, ka uruar 22 marsin, si ditën e shënuar të triumfit të demokracisë mbi tiraninë, ditën e fitores së lirisë dhe vlerave të saj mbi antivlerat. Një sfidë tjetër i gjen shqiptarët të përbashkuar në këtë 23 vjetor.

"Përballja pa kthim dhe fitorja ndaj krimit në pushtet dhe dhunimit të vlerave të lirisë dhe demokracisë, rrënimit të ekonomisë dhe rritjes së varfërisë. Shqiptarët të bashkuar në 22 marsin e 1991, ia dolën të fusin Shqipërinë në familjen e vendeve demokratike të Europës dhe ta shkëpusin njëherë e përgjithmonë vendin nga diktatura komuniste. Me shqiptarët përsëri të bashkuar do t`i japim vendit të ardhmen që meriton, punë, siguri dhe dinjitet për çdo shqiptar", shkruan Basha në Facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krasniqi: 23 vjet nga takimi i parë me lirinë, sot një kontrast i thellë
Kapshticë, kapen 12 kg kanabis të fshehura në një automjet »
Article Logic
Execution time: 0.011528968811035
array(1) { ["section"]=> string(88) "sulltan-novruzi-basha-te-bashkuar-te-matje-e-te-djathte-per-nje-shqiperi-te-sigurte-6624" }