Sulltan Novruzi, Spiropali hedh foto duke shtrënguar duart me Baba Mondin: Paqe për të dalë të fortë nga kjo betejë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:14 22-03-2020 Sulltan Novruzi, Spiropali hedh foto duke shtrënguar duart me Baba Mondin: Paqe për të dalë të fortë nga kjo betejë Baba Mondi dhe Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali përmes një postimi në rrjete sociale ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Sulltan Novruzit.

 

“Paqe në strehëzat tuaja dhe kurajo në zemrat e gjithësecilit për të dalë edhe më të fortë nga kjo betejë”, shkruan ndër të tjera Spiropali ndërsa ka publikuar një foto duke shtrënguar duart me Kryegjyshin e Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj.

Në përshkrimin e saj Spiropali ka shpjeguar se kjo foto është shkrepur në kohët kur lejohej shtrëngimi i duarve.

“Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit të gjithë shqiptarëve kudo janë. Paqe në strehëzat tuaja dhe kurajo në zemrat e gjithësecilit për të dalë edhe më të fortë nga kjo betejë! p.s foto shkrepur në kohët kur lejohej shtrëngimi i duarve”, shkruan Spiropali.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085639953613281
array(1) { ["section"]=> string(120) "sulltan-novruzi-spiropali-hedh-foto-duke-shtrenguar-duart-me-baba-mondin-paqe-per-te-dale-te-forte-nga-kjo-beteje-199650" }