Sulm i fuqishëm në Afganistan, 25 të vdekur, mes tyre 5 gazetarë

Publikuar tek: bota, më 08:55 30-04-2018 Sulm i fuqishëm në Afganistan, 25 të vdekur, mes tyre 5 gazetarë

Të paktën 25 persona, mes tyre edhe pesë gazetarë, humbën jetën si pasojë e dy shpërthimeve mëngjesin e sotëm në kryeqytetin afgan Kabul, sipas zyrtarëve të qeverisë.

Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 8:00 në orën lokale në zonën Shashdarak të qytetit, ku ndodhen ambasada e SHBA-ve dhe ndërtesat e qeverisë afgane, raporton newsbomba.al.

Shpërthimi i dytë erdhi nga një sulmues i maskuar si kameraman, i cili hodhi eksploziv në vendin e shpërthimit fillestar, tha zëdhënësi i Policisë së Kabulit Hashmat Stanikzai për CNN.

Pesë gazetarë nga mediat e lajmeve të ndryshme vdiqën në sulm, sipas Najib Sharifi, drejtor i Komitetit të Sigurisë Gazetarëve të Afganistanit.

Agjencia franceze e lajmeve AFP konfirmoi se mes të vdekurve është edhe fotoreporteri i saj, Shah Marai.

afp.PNG

 

180430134818-afghan-explosion-exlarge-169.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011513948440552
array(1) { ["section"]=> string(69) "sulm-i-fuqishem-ne-afganistan-25-te-vdekur-mes-tyre-5-gazetare-118865" }