Sulm i koordinuar kibernetik në faqet qeveritare, hakerat turq 'kërcënojnë' Greqinë: Po 'kruhet' sërish (Foto)

Publikuar tek: rajon, më 21:53 17-01-2020 Sulm i koordinuar kibernetik në faqet qeveritare, hakerat turq 'kërcënojnë' Greqinë: Po 'kruhet' sërish (Foto) Njoftimi i hakerave turq per sulmin kibernetik ne faqet e institucioneve qeveritare te Greqise

Grupi i hakerave turq "Anka Neferler" ka sulmuar faqet e internetit të institucioneve qeveritare të Greqisë, përfshirë dhe Agjencinë e Inteligjencës dhe Bursën e Athinës.

Hakerimi i faqeve të institucioneve qeveritare greke konfirmohet nga vetë grupi "Anka Neferler", të cilët përmes një postimi në Facebook njoftojnë faqet e bllokuara dhe shkruajnë se "Greqia po kruhet përsëri ndaj ata vendosën të luajnë pak".

Edhe Athina zyrtare përmes një deklarate ka konfirmuar hakerimin e faqes së internetit të Agjencisë greke të Inteligjencës, Parlamentit të Greqisë, Ministrisë së Jashtme, Bursën e Athinës, Portalin qeveritar të Greqisë dhe faqen e Ministrisë së Financave. Ndërkohë, edhe në këto momente faqet e institucioneve qeveritare të mësipërme ende nuk janë zhbllokuar.

Më poshtë njoftimi i grupit të hakerave turq "Anka Neferler":

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërmet i fuqishëm 4.9 ballë në detin Jon
Komuniteti shqiptar i Selanikut nis 16 ton ndihma për të prekurit nga tërmeti »
Article Logic
Execution time: 0.0082249641418457
array(1) { ["section"]=> string(109) "sulm-i-koordinuar-kibernetik-ne-faqet-qeveritare-hakerat-turq-kercenojne-greqine-po-kruhet-serish-foto-192392" }