Sulm i rëndë në SHBA: Breshëri plumbash brenda shkollës, vdes një nxënës, plagosen 5 të tjerë

Publikuar tek: bota, më 16:14 23-01-2018 Sulm i rëndë në SHBA: Breshëri plumbash brenda shkollës, vdes një nxënës, plagosen 5 të tjerë

Sulm me armë në një shkollë të mesme në Kentaki. Për pasojë ka mbetur i vdekur një student dhe janë plagosur 5 të tjerë.

I dyshuari është arrestuar nga policia sipas guvernatorit Kentucky Matt Bevin, i cili konfirmoi ngjarjen tragjike duke thënë se një person është raportuar zyrtarisht i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur.

Agjencia lokale e lajmeve 'Marshall County Daily' raporton se shkolla është mbyllur dhe në vendngjarje ka forca të shumta policore.

Ky është rasti i dytë gjatë 24 orëve të fundit në SHBA. Të hënën, një vajzë adoleshente u qëllua nga një djalë adoleshent në lokalin e shkollës së mesme në Teksas.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010994911193848
array(1) { ["section"]=> string(97) "sulm-i-rende-ne-shba-bresheri-plumbash-brenda-shkolles-vdes-nje-nxenes-plagosen-5-te-tjere-107646" }