Sulm kamikaz në Nigeri nga një 16 vjeçare, vdesin 16 persona, shumica fëmijë

Publikuar tek: bota, më 19:05 15-02-2015 Sulm kamikaz në Nigeri nga një 16 vjeçare, vdesin 16 persona, shumica fëmijë Nga sulmi kamikaz ne Nigeri

Sërish horror në Nigeri. Një vajzë e re kamikaze, e cila sapo ka mbushur 16 vjeç hodhi në erë veten në një stacion autobuzësh, plot me njerëz në Damaturu, në Shtetin Yobe, në verilindje të vendit, duke vrarë të paktën 16 vetë, kryesisht fëmijë.

Të vegjlit që humbën jetën nga ky sulm kamikaze ishin ose duke shitur kikirikë, ose duke lypur. Vajza kamikaze kaloi kontrollet dhe më pas hodhi veten në erë, në orën 13.00 me orën lokale. Dëshmimtarët ishin të tronditur. Të paktën 16 trupa u hoqën nga skena e krimit ndërsa 30 të tjerë të plagosurthanë autoritetet. Ky është sulmi i parë kamikaze që ndodh në këtë qytet me rreth 90 mijë njerëz, ndërsa në të kaluarën ka qenë i sulmuar nga xhihadistët. Një dëshmitar Muhammad Adami, tha se kishte dëgjuar shpërthimin dhe kishte parë njerëz që largoheshin në panik. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim, por mendohet se të jetë kryer nga grupi islamik Boko Haram. NJë zëdhënës i policisë shtoi se disa nga të plagosurit janë në gjendje serioze për jetën. Dje militantët e Boko Haram sulmuan qytetin Gombe, por janë sbrapsur nga forcat e rendit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021857976913452
array(1) { ["section"]=> string(79) "sulm-kamikaz-ne-nigeri-nga-nje-16-vjecare-vdesin-16-persona-shumica-femije-3418" }