Sulm kibernetik në ministritë gjermane, autoritetet: Kanë gisht hakerat rusë

Publikuar tek: bota, më 08:16 01-03-2018 Sulm kibernetik në ministritë gjermane, autoritetet: Kanë gisht hakerat rusë

Zyrtarët gjermanë thanë se janë duke hetuar një krim kibernetik në kompjuterët e qeverisë, edhe pse mohuan të komentojnë raportet e mediave që fajësojnë një grup rus për pirateri.

 

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë tha se agjencitë e sulmuara kanë marrë masa për të hetuar rastin dhe për t'i mbrojtur të dhënat.

"Sulmi është izoluar dhe është sjellë nën kontroll brenda administratës federale", tha zëdhënësi duke mos dhënë më shumë detaje.

Mediat gjermane raportuan se një grup hakerësh rusë ka depërtuar në rrjetet kompjuterike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Jashtme të Gjermanisë dhe se kanë vjedhur të dhëna.

Agjencia e lajmeve DPA citoi burimet e saj të sigurisë të kenë thënë se sulmi piraterik është kryer nga grupi APT28, i njohur po ashtu si "Fancy Bear" shkruan rel. 

Komuniteti i inteligjencës në Shtetet e Bashkuara ka konstatuar se "Fancy Bear", duke vepruar me urdhër të Qeverisë ruse, ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.

Kremlini i ka hedhur poshtë këto akuza.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016077995300293
array(1) { ["section"]=> string(81) "sulm-kibernetik-ne-ministrite-gjermane-autoritetet-kane-gisht-hakerat-ruse-111835" }