Sulm me armë në Ohio të SHBA, vdesin të paktën 7 persona

Publikuar tek: bota, më 08:07 04-08-2019 Sulm me armë në Ohio të SHBA, vdesin të paktën 7 persona

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se disa persona kanë hapur zjarr pranë qendrës së Dejtonit në Oregon dhe si pasojë kanë vdekur të paktën 7 persona.

Mediat lokale raportojnë se një nga autorët është vrarë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Nuk dihet shkaku i këtij sulmi, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:55 të mëngjesit të sotëm.

Kujtojmë se një ditë më parë u vranë të paktën 20 perosna në një sulm në qendrën tregtare në qytetin El Paso të Teksasit, si dhe mbi 22 të tjerë janë plagosur, mes të cilëve edhe katër foshnje disa muajshe.

I dyshuari kryesor për sulmin e djeshëm dyshohet të jetë një djalë 21-vjeçar, por policia ka arrestuar edhe disa persona të tjerë deri tani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013702154159546
array(1) { ["section"]=> string(62) "sulm-me-arme-ne-ohio-te-shba-vdesin-te-pakten-7-persona-174290" }