Sulm me armë në qytetin turistik, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur, mes tyre gruaja e aktorit të njohur turk

Publikuar tek: bota, më 09:24 31-07-2017 Sulm me armë në qytetin turistik, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur, mes tyre gruaja e aktorit të njohur turk

Një i vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i një sulmi me armë zjarri në Turqi, këtë të diel.

Të shtënat janë dëgjuar në një resort në Bodrum. Mediat turke raportojnë se një person ka hapur zjarr në një “club”, që ndodhej në resortin turistik, duke vrarë një person dhe plagosur katër të tjerë.

Si pasojë ka humbur jetën një 18 vjeçar, i cili punonte kamerier në resort. Për këtë ngjarje të rëndë, policia ka nisur hetimet për të identifikuar agresorin, i cili është larguar në drejtim të paditur.

Mes të plagosurve është edhe Zeynep Molho, gruaja e aktorit të njohur, Jess Molho.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për sulm terrorist.

ss_1501481922-377075.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022624969482422
array(1) { ["section"]=> string(108) "sulm-me-arme-ne-qytetin-turistik-1-i-vdekur-dhe-4-te-plagosur-mes-tyre-gruaja-e-aktorit-te-njohur-turk-87857" }