Sulm me bombë në Afganistan, 3 të vdekur dhe dhjetra të plagosur

Publikuar tek: bota, më 07:02 19-05-2019 Sulm me bombë në Afganistan, 3 të vdekur dhe dhjetra të plagosur

Së paku tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 21 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me bombë që ndodhi në Ube, në krahinën perëndimore afgane Herat.

 

Zëdhënësi i Kabinetit të guvernatorit në Herat Ceylani Farhad për AA tha se në Ube shpërtheu një bombë e cila ishte vendosur në motoçikletë.

Ai tha se shpërthimi ndodhi në momentin kur afër motoçikletës kaloi një automjet zyrtar në të cilin ishte edhe zyrtari lokal Rahimuddin Serverszey.

Farhad konfirmoi se gjatë shpërthimit kanë humbur jetën tre persona ndërsa u plagosën 21 të tjerë mes të cilëve tre më rëndë.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, shkruan Botsot, transmeton Newsbomb.al. 

Statistikat e OKB-së tregojnë më shumë se 32,000 të vrarë dhe 60,000 të plagosur gjatë 10 viteve të fundit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.25530791282654
array(1) { ["section"]=> string(70) "sulm-me-bombe-ne-afganistan-3-te-vdekur-dhe-dhjetra-te-plagosur-164829" }