Sulm me bombë në Egjip disa ditë përpara zgjedhjeve, raportohen të paktën dy të vdekur

Publikuar tek: bota, më 21:40 24-03-2018 Sulm me bombë në Egjip disa ditë përpara zgjedhjeve, raportohen të paktën dy të vdekur Foto nga ngjarja

Një sulm me bombë raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Egjipt, ku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur.

Sipas policisë, makina bombë ka shpërthyer në qytetin e dytë më të madh të vendit, në Aleksandri, ndërkohë që shënjestra kryesore e sulmit ka qenë shefi i sigurisë së qytetit.

Sulmi ka ndodhur vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve presidenciale, ndërsa autoritetet vendase kanë deklaruar se makina bombë është shpërthyer nga përfaqësuesit e organizatës “Vëllezërit Muslimanë”.

Grupet hetimore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa dyshimet e para hidhen mbi çështjen e ndalimit të votimit ditën e hënë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012290954589844
array(1) { ["section"]=> string(92) "sulm-me-bombe-ne-egjip-disa-dite-perpara-zgjedhjeve-raportohen-te-pakten-dy-te-vdekur-114431" }