Sulm me raketa në Nagorno-Karabakh, humbin jetën 21 persona, plagosen 70 të tjerë, Azerbajxhani akuzon Armeninë

Publikuar tek: bota, më 23:39 28-10-2020 Sulm me raketa në Nagorno-Karabakh, humbin jetën 21 persona, plagosen 70 të tjerë, Azerbajxhani akuzon Armeninë

21 persona kënë humbur jetën ditën e sotme pas një sulmi tragjik në Nagorno-Karabakh. Sipas mediave të huaja bëhet me dije se 21 persona kanë humbur jetën, ndërsa 70 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm tha se sulmi kishte goditur një zonë të populluar dhe një lagje tregtare. Për sulmin Azerbajxhani ka akuzuar Armeninë, por Armenia menjëherë i ka mohur akuzat.

Sulmet e fundit erdhën pavarësisht armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja. Ndihmësi presidencial i Azerbajxhanit, Hikmet Hajiyev tha se forcat armene kishin qëlluar me raketa në Barda, duke i akuzuar ata për përdorimin e municioneve.

Më shumë se 1.000 njerëz janë raportuar të vdekur në luftime, kryesisht luftëtarë separatistë armenë, por edhe dhjetra civilë nga të dy palët. Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit është rindezur për rajonin e diskutueshëm të Nago-Karabakut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 18-vjeç bëri vrasjen e parë, sot numëron 48 të tilla, kush është kreu i BANDËS i dënuar me 217 VITE burg
Gazetari raporton për protestën, qytetari amerikan  vjedh ‘LIVE’ lavatriçen (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010352849960327
array(1) { ["section"]=> string(114) "sulm-me-raketa-ne-nagorno-karabakh-humbin-jeten-21-persona-plagosen70-te-tjere-azerbajxhani-akuzon-armenine-225574" }