Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Frankfurt të Gjermanisë, ku një person ka sulmuar me thikë disa qytetarë.
Bëhet me dije se një person, para stacionit të trenit ka qëlluar me thikë tre persona.
Mediat e huaja bëjnë me dije se të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Organet ligjzbatuese në gjermani pas arrestimit nuk dhanë informacione të detajuara mbi identitetin e autorit të sulmit.
Paraprakisht thuhet se autori që ka qëlluar me thikë qytetarët ka qenë në efektin e drogës, dhe nuk raportohet për sulm terrorist.