Sulm me thikë në një kopsht në Kinë, roja plagos 39 persona, mes tyre 37 fëmijë

Publikuar tek: bota, më 10:58 04-06-2020 Sulm me thikë në një kopsht në Kinë, roja plagos 39 persona, mes tyre 37 fëmijë

Të paktën 39 persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në një kopsht fëmijësh, në Kinë.

Mediat e huaja raportojnë se 37 fëmijë dhe 2 të rritur janë plagosur nga sulmi me thikë, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se personi që sulmoi fëmijët ishte një 50-vjeçar, pjesëtar i sigurisë së shkollës.

Sakaq, ende nuk dihen motivet që e kanë çuar 50-vjeçarin në këtë akt të rëndë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë ku një kopsht sulmohet, pasi në vitin 2018 një grua plagosi me thikë 14 fëmijë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092029571533203
array(1) { ["section"]=> string(84) "sulm-me-thike-ne-nje-kopsht-ne-kine-roja-plagos-39-persona-mes-tyre-37-femije-209023" }