Sulm me thikë në Paris pranë zyrave të Charlie Hebdo, 4 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 12:31 25-09-2020 Sulm me thikë në Paris pranë zyrave të Charlie Hebdo, 4 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë (FOTO) Pamje nga vendngjarja, Paris

Një sulm me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Paris, pranë zyrave të redaksisë Charlie Hebdo. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se nga sulmi kanë mbetur të plagosur 4 persona, 2 prej të cilëve janë në spital në gjendje të rëndë.

Agresorët dyshohet se janë dy persona, ende të paidentifikuar. 

Besohet se të paktën dy të dyshuar u larguan nga skena pas sulmit ndërsa policët filluan një ndjekje mes frikës se ata mund të sulmojnë përsëri. Policia raportohet të ketë arrestuar një të dyshuar, por i dyti mund të ketë ikur me sistemin e metrosë së qytetit.

Media franceze BFM TV dhe Le Figaro thanë se një i dyshuar ishte arrestuar në shkallët e shtëpisë së operës Paris Bastille. Ish zyrat e Charlie Hebdo janë rrethuar gjithashtu pasi policia gjeti një pako të dyshimtë.

Autoritetet franceze kanë siguruar të gjitha shkollat, çerdhet dhe shtëpitë e kujdesit në zonë. Arsyet e sulmit janë ende të panjohura, ndërsa hetuesit raportohet se kanë gjetur një mjet prerës në vendngjarje. Një polic e përshkroi atë si hanxhar, kurse tjetri e quajti atë pastrues mishi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01230001449585
array(1) { ["section"]=> string(100) "sulm-me-thike-ne-paris-prane-zyrave-te-charlie-hebdo-4-te-plagosur-2-ne-gjendje-te-rende-foto-221625" }