Sulm në Afganistan, 11 civilë të vrarë

Publikuar tek: bota, më 07:13 16-07-2019 Sulm në Afganistan, 11 civilë të vrarë

Së paku 11 vetë, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë, nga shpërthimi i bombës në anë të rrugës, në provincën Kandahar të Afganistanit.

 

Shpërthimi ndodhi në qarkun Khakrez, tha Ahmad Sadeq Essa, zëdhënës i ushtrisë në Kandahar.

Sipas tij, së paku 35 njerëz po ashtu u plagosën dhe u transferuan në një spital pranë.

Yousof Younosi, anëtar i këshillit të provincës, tha se viktimat kanë qenë anëtarë të së njëjtës familje që shkonin drejt një vendi të shenjtë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori ende asnjë grup, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al. 

Por, Younosi fajësoi militantët talibanë, që shpesh përdorin bombat e vëna në anë të rrugës për të sulmuar forcat afgane të sigurisë dhe të tjerë.

Sipas misionit të Kombeve të Bashkuara në Afganistan, shpërthimet e tilla kanë vrarë 53 civilë dhe kanë plagosur 269 të tjerë në tre muajt e parë të këtij viti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15028810501099
array(1) { ["section"]=> string(44) "sulm-ne-afganistan-11-civile-te-vrare-172334" }