Sulm në një kishë, 24 të vdekur, 18 të pagosur

Publikuar tek: bota, më 16:52 17-02-2020 Sulm në një kishë, 24 të vdekur, 18 të pagosur

Një sulm ka ndodhur në kishën Burkina Faso, në Afrikë.

24 të vdekur dhe 18 të plagosur ka qenë bilanci nga kjo tragjedi.

 

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa një grup terroristësh kishin hyrë në fshatin Pansi të provincës Yagha dhe sulmuan banorët që ishin brenda në kishë.

Sipas të dhënave fillestare, 24 persona, përfshirë priftinm janë vrarë, 18 janë plagosur. Burkina Faso vitet e fundit po përballet me kryengritjen e xhihadistëve. Që nga viti 2015, rreth 750 njerëz janë vrarë dhe rreth 600 mijë të tjerë janë detyruar të shpërngulen nga shtëpitë e tyre.

Të Krishterët janë ata që sulmohen më së shumti. Kujtojmë se afër 4,000 persona u vranë në sulmet xhihadiste në Burkina vitin e kaluar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076830387115479
array(1) { ["section"]=> string(51) "sulm-ne-nje-kishe-24-te-vdekur-18-te-pagosur-195516" }