Sulm në xhami, vdesin 29 persona, plagosen 63 të tjerë

Publikuar tek: bota, më 12:46 02-08-2017 Sulm në xhami, vdesin 29 persona, plagosen 63 të tjerë

Një zyrtar spitalor afgan tha se të paku 29 persona mbetën të vrarë dhe 63 të tjerë u plagosën, nga një sulmues vetëvrasës në një xhami në qytetin Herat në Afganistan. 

Autoritetet thanë se mbrëmë një sulmues vetëvrasës e kishte aktivizuar eksplozivin në trupin e tij para xhamisë Jawadia në qytetin Herat.

Tolo-TV ka raportuar se sulmuesi i dytë me armë, po ashtu, kishte hapur zjarr kundër besimtarëve myslimanë, që ishin brenda xhamisë në kohën e eksplodimit. Deri tani aksush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011023998260498
array(1) { ["section"]=> string(58) "sulm-ne-xhami-vdesin-29-persona-plagosen-63-te-tjere-88069" }