Sulm terrorist në Francë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur. Policia arreston autorin

Publikuar tek: bota, më 09:56 29-10-2020 Sulm terrorist në Francë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur. Policia arreston autorin

Një sulm me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Nice të Francës, pranë kishës së Notre-Dame.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se nga sulmi ka humbur jetën një person, ndërsa disa të tjerë janë plagosur. Qytetarëve iu është kërkuar që të shmangin zonën në fjalë.

Kryebashkiaku i Nicës, Christian Estrosi konfirmoi se autori i dyshuar i krimit është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. 

Kujtojmë që situata në Francë është tensionuar pas vrasjes së një mësuesi historie nga një esktremist islamik, pasi kishte shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed.

Ndërsa deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron se “islami shkakton probleme” ka shkakruar revoltë në botën myslimane.

Ele8zMwWkAAH18I.jpgEle8zMtWkAEWkhu.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari raporton për protestën, qytetari amerikan  vjedh ‘LIVE’ lavatriçen (VIDEO)
Krerët e Francës mblidhen me urgjencë në Pallatin e ‘krizave’, dy të vdekur nga sulmi terrorist në Nice, njërit iu pre koka; Autori u fsheh në tualetin e Notre-Dame »
Article Logic
Execution time: 0.017555952072144
array(1) { ["section"]=> string(106) "sulm-terrorist-ne-france-raportohet-per-nje-te-vdekur-dhe-disa-te-plagosur-policia-arreston-autorin-225603" }