Prokuroria pushon çështjen në ngarkim të Ergys Faslisë.
Mësohet se pas kërkesës së prokurorisë për pushimin e çështjes me argumentin se nuk kishte prova, pritet që Faslia të fitojë lirinë më datë 26 dhjetor, kur gjykata të miratojë këtë kërkesë.
Kujtojmë që në nëntor të 2017, 4 persona, 2 prej të cilëve shkodranë dhe dy shtetas kosovarë u arrestuan në qytetin e Shkodres pasi u dyshuan se po planifikonin sulm me eksploziv në stadiumin ‘Loro Boriçi’ gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.
Personat e arrestuar u akuzuan nga prokuroria e krimeve të rënda për ‘vepra me qëllime terroriste’, ‘kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’ si dhe pjesëmarrëse në ‘organizatë terroriste’.