Sulm terrorist në një xhami në Kabul, dhjetra të plagosur, disa të vdekur

Publikuar tek: bota, më 20:48 15-06-2017 Sulm terrorist në një xhami në Kabul, dhjetra të plagosur, disa të vdekur

Një agresor vetëvrasës ka vrarë të paktën tre persona dhe ka plagosur pesë të tjerë gjatë sulmit në një xhami në kryeqytetin afgan, Kabul, kanë njoftuar zyrtarët e sigurisë.

Agresori ishte përpjekur të hynte në xhami por u bllokua nga policia, duke nisur një betejën me armë, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Najib Danish. Agresori më pas është futur në një kuzhinë para se të shpërthente bombën. Deri më tashmë askush nuk e ka pranuar kryerjen e sulmit. Sulmi erdhi pasi xhamitë rreth qytetit ishin të mbushura me njerëz, të cilët ishin mbledhur për një festë fetare në kuadër të muajit të Ramazanit, shkruan Rel.

Xhamia e Al Zahra është e frekuentuar nga pakica shiite e Kabulit, të cilët kanë qenë të shënjestruar edhe më parë nga sulmet vetëvrasëse.//shekulli//

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kjo fotografi e zjarrfikësve në pallatin që u shkrumbua në Londër po bën xhiron e mbarë rrjetit
Plani gjeni i gruas që shpëton jetën e saj dhe të së bijës 6 vjeçare nga zjarri masiv në pallatin e Londrës »
Article Logic
Execution time: 0.010118007659912
array(1) { ["section"]=> string(77) "sulm-terrorist-ne-nje-xhami-ne-kabul-dhjetra-te-plagosur-disa-te-vdekur-82645" }