Sulm terrorist në Turqi, shpërthimi me eksploziv vret 7 persona

Publikuar tek: bota, më 23:49 12-09-2019 Sulm terrorist në Turqi, shpërthimi me eksploziv vret 7 persona Sulmi terrorist ne Turqi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Turqi në zonën e Kulpit në Dijarbakirit.

Mediat turke kanë raportuar se shpërthimi ka ndodhur nga një eksploziv i punuar në mënyrë artizanale, i vendosur sipas tyre nga anëtarët e organizatës terroriste kurde PKK.

Bëhet me dije se si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të vdekur 7 persona dhe 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Pas këtij sulmi terrorist ka reaguar edhe presidenca turke, ku zëdhënësi i presidentit Erdogan tha se vet presidenti është zotuar që të përdoren të gjitha mjetet për të arrestuar autorët e këtij sulmi të egër terrorist.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095291137695312
array(1) { ["section"]=> string(69) "sulm-terrorist-ne-turqi-shperthimi-me-eksploziv-vret-7-persona-178257" }