Sulm terrosrist në Siri, 44 të vdekur e dhjetëra të plagosur

Publikuar tek: bota, më 07:08 12-03-2017 Sulm terrosrist në Siri, 44 të vdekur e dhjetëra të plagosur

Të paktën 44 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e dy sulmeve me bombë në pjesën e vjetër të kryeqytetit Damask në Siri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje, ndërsa një bombë shpërtheu në një rrugë teksa kalonte një autobus, ndërsa një sulmues vetvrasës ka sulmuar një kompleks ku gjenden disa tempuj shiitë, që vizitohen nga pelegrinët e gjithë botës.

Askush nuk e ka marrë prëgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm, ndërsa identitetet e viktimave ende nuk janë të qarta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012747049331665
array(1) { ["section"]=> string(65) "sulm-terrosrist-ne-siri-44-te-vdekur-e-dhjetera-te-plagosur-71592" }