Sulme ajrore ndaj ISIS, humbje të mëdha në njerëz

Publikuar tek: bota, më 16:56 01-08-2016 Sulme ajrore ndaj ISIS, humbje të mëdha në njerëz

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore ndaj pozicioneve të të ashtuquajturit Shtet Islamik në Libi , pas një kërkese nga qeveria e mbështetur nga OKB - konfirmon Pentagoni.

Qeveria e unitetit të Libisë ka kërkuar sulme ajrore amerikane kundër ISIS në Sirte.

Këtë e ka deklaruar kryeministri i Tripollit Fayez Al Sarraj, duke konfirmuar se bombardimet e para tashmë janë bërë. Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, ka theksuar se bombardimet kanë për qëllim t’i presin rrugën Kalifatit për “parajsa të sigurta” në Libi.

Sulmet kanë patur si shënjestër një fortesë të ISIS në Sirte. Nga sulmet ka patur humbje të rënda në jetë njerëzish. Në sulmet ajrore ka patur ndërhyrje nga ushtria amerikane.

Fuqitë perëndimore janë bërë gjithnjë e më të shqetësuar nga  prania në rritje të Shtetit Islamik në Libi.

Në fjalimin e tij në televizion, Sarraj theksoi se sot forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore kundër ISIS në Sirte, në përputhje me kërkesën e Këshillit Presidencial të qeverisë së unitetit kombëtar dhe në koordinim me “Dhomën Operacionale” në Bonyan të Marsous në Sirte.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090928077697754
array(1) { ["section"]=> string(54) "sulme-ajrore-ndaj-isis-humbje-te-medha-ne-njerez-48389" }