Sulme ajrore në Siri, goditet një qendër mjekësore

Publikuar tek: bota, më 07:12 14-05-2016 Sulme ajrore në Siri, goditet një qendër mjekësore

Të paktën dymbëdhjetë persona kanë mbetur të vrarë nga një varg sulmesh të kryera në Siri kundër zonave të kontrolluara nga rebelët. Sulmet janë shënuar mbi një qendër mjekësore gjatë ditës së djeshme.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani të Madhe, thotë se sulmet ajrore shënjestruan qytetin e Idlibit, si dhe qytetin e Arihas, ku goditën një qendër mjekësore. Të dyja qytetet janë të kontrolluara kryesisht nga Fronti Al­Nusra dhe militantët aleatë islamikë.

Grupi monitorues tha se të paktën 12 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet ajrore.

Mediat shtetërore siriane raportuan se aeroplanët qeveritarë kanë goditur pikat e Al­Qaedas në Idlib dhe Hama, duke vrarë më shumë se 30 militantë.

Këto sulme vijnë në kohën e një fushate ajrore në Sirinë qendrore dhe veriore, një ditë pasi militantët islamikë pushtuan një fshat alavit. Aktivistët dhe media shtetërore thonë se militantët kanë vrarë 19 civilë, përfshirë gjashtë gra, në fshatin Zaara, kryesisht i banuar nga sekti alavit, të cilit i takon edhe presidenti sirian, Bashar al­Assad.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kjo është “Gboard”, tastiera fantastike e Google për iPhone, si ta instaloni (Video)
Këngëtari rus aktor filmash pornografikë, plas skandali në Eurovizion dhe publikohen FOTOT »
Article Logic
Execution time: 0.01150918006897
array(1) { ["section"]=> string(55) "sulme-ajrore-ne-siri-goditet-nje-qender-mjekesore-40409" }