SULMET dhe PËRPLASJET në SHKODËR, reagon Presidenca: Shprehim keqardhjen për flamurin (DEKLARATA)

Publikuar tek: politike, më 15:06 21-06-2019 SULMET dhe PËRPLASJET në SHKODËR, reagon Presidenca: Shprehim keqardhjen për flamurin (DEKLARATA) Ilir Meta

Vjen reagimi i Presidencës për atë që ndodhi dje në Shkodër ku protestuesit u përplasën me policinë, paralelisht me kohën e mitingut të Ramës.

Por nëse reagimi pritej lidhur me dhunën apo gazin lotsjellës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi, Presidenti Meta ka shprehur keqardhjen për flamurin kombëtar që është shkelur.

REAGIMI I ZËDHËNËSIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, Z.TEDI BLUSHI

21 qershor 2019

Shprehim keqardhjen e thellë për aktet e papranueshme që kanë ndodhur dje me Flamurin Kombëtar, të përdhosur në mënyrë të turpshme në rrugët e Shkodrës në përfundim të një takimi në këtë qytet, dhe që janë bërë sot publike nga mediat e pavarura.

Flamuri Kombëtar u takon të gjithë shqiptarëve dhe kushdo që merr përsipër ta përdorë duhet ta respektojë atë me një ndjenjë të lartë atdhedashurie, përgjegjshmërie dhe me dinjitetin e duhur siç e meriton, jo vetëm gjatë një takimi, por në çdo moment.

U bëjmë thirrje organizatorëve të këtyre takimeve të tregojnë më shumë respekt për Flamurin Kombëtar, simbolin përbashkues të shqiptarëve kudo në botë, si dhe të distancohen publikisht nga këto akte të papranueshme dhe provokuese për çdo shqiptar!

U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike pa dallim, që kur përdorin Flamurin Kombëtar të tregojnë respekt dhe nderim jo vetëm para mediave, por kurdoherë

64619481_422680961617852_7582935090901024768_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025606870651245
array(1) { ["section"]=> string(100) "sulmet-dhe-perplasjet-ne-shkoder-reagon-presidenca-shprehim-keqardhjen-per-flamurin-deklarata-169151" }