Sulmet kibernetike në SHBA, rusët ndërhynë në fushatën e 21 shteteve

Publikuar tek: bota, më 06:07 22-06-2017 Sulmet kibernetike në SHBA, rusët ndërhynë në fushatën e 21 shteteve

Krimi kibernetik i lidhur me qeverinë ruse ka goditur të paktën 21 shtete në SHBA gjatë procesit zgjedhor dhe gjatë fushatës për zgjedhje presidenciale në 2016-ën.

Lajmi u bë i ditur nga Jeanette Manfra, zyrtare e lartë për kibernetikë në Departamentin e Sigurisë Kombëtare para Komitetit të Senatit për Inteligjencë.

Diskutimi në këtë komitet është fokusuar në konstatimet e intelegjencës amerikane, se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA përmes sulmeve kibernetike dhe manipulimit të opinionit publik gjatë fushatës.

Megjithatë, sipas saj numri i votave nuk është manipuluar.

Ajo ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e përfaqësuesit demokrat, Mark Ëarner, se në sa vende janë vjedhur informacionet e votuesve nga këto sulme.

Lidhjet e dyshuara me Rusinë e kanë përcjellë administratën Trump prej fillimit të mandatit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tjetër mundësi për të bërë foto me Trump, do mbajë event donacionesh për rizgjedhjen e tij
Dy ditë para festës së Bajramit, ISIS shkatërron xhaminë ikonë »
Article Logic
Execution time: 0.011404991149902
array(1) { ["section"]=> string(73) "sulmet-kibernetike-ne-shba-ruset-nderhyne-ne-fushaten-e-21-shteteve-83374" }