SULMET/ Ligj i ri shkakton ‘furtunë’ reagimesh, nuk do të lejohet më mbulimi i fytyrës në Sri Lanka

Publikuar tek: bota, më 09:58 29-04-2019 SULMET/ Ligj i ri  shkakton ‘furtunë’ reagimesh, nuk do të lejohet më mbulimi i fytyrës në Sri Lanka

Në Sri Lanka qeveria ka miratuar një ligj që ka sjellë shumë reagime.

Sipas BBC, ligji i ri nuk lejon mbulimin e fytyrës në publik me asnjë lloj mjeti, pa u referuar specifikisht te burka, e cila vishet nga femrat myslimane. Çdo person që do të mbulojë fytyren do konsiderohet si i dyshimtë për një sulm terrorist dhe do të arrestohet.

Autoritetet vendase ende janë të alarmuara, 8 ditë pas sulmeve terroriste që sollen mbi 250 të vdekur dhe qindra të plagosur. Ky ligj solli menjëherë reagimin e komunitetit mysliman që tha se ligji duhet të tërhiqet pasi është kundër fesë që mbulon mbi 70% të popullit në Sri Lanka.

Presidenti vendas Maithripala Sisirsena i ka kërkuar qytetarëve të kuptojnë se ky ligj u miratua pasi ka rrezik për një sulm tjetër terrorist dhe se duhet të respektohet nga të gjithë.

Mbetet për t’u parë, nëse ky ligj do të respektohet nga femrat që përdorin shami dhe burka...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012974977493286
array(1) { ["section"]=> string(102) "sulmet-ligj-i-ri-shkakton-furtune-reagimesh-nuk-do-te-lejohet-me-mbulimi-i-fytyres-ne-sri-lanka-162242" }