Sulmet mbi rafineritë e naftës, Irani i gatshëm për bisedime me Arabinë Saudite

Publikuar tek: bota, më 23:54 12-10-2019 Sulmet mbi rafineritë e naftës, Irani i gatshëm për bisedime me Arabinë Saudite Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif

Ministria e Jashtme e Iranit ka deklaruar ditën e sotme se është e gatshme të zhvillojë bisedime me Arabinë Saudite, me ose pa ndihmën e ndonjë ndërmjetësuesi.

Teksa Irani po përgatitet të pres në vizitë kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mousavi u pyet nëse Khan mund të jetë ndërmjetësues në mes të Iranit dhe Arabisë Saudite, dy shtete rivale.

‘Nuk jam në dijeni për ndonjë ndërmjetësues. Irani ka bërë të ditur se me ose pa ndërmjetësues, është gjithmonë i gatshëm që të zhvillojë bisedime me fqinjët e saj, përfshirë Arabinë Saudite, me qëllim që të eliminohen keqkuptimet’, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Mousavi.

Ministria e Jashtme iraniane gjatë kësaj jave la të kuptohet se Irani ka vullnet që të bisedojë për problemet rajonale me Arabinë Saudite, por shtoi se Riadi duhet të ndalojë së vrari njerëz.

Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara e kanë fajësuar Iranin se qëndron prapa sulmeve mbi rafineritë e naftës saudite. Irani ka mohuar çdo përfshirje në këto sulme që u kryen gjatë muajit shtator.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012366056442261
array(1) { ["section"]=> string(85) "sulmet-mbi-rafinerite-e-naftes-irani-i-gatshem-per-bisedime-me-arabine-saudite-181821" }