Sulmet me armë në SHBA: Trump dënon racizmin, kërkon masa kundër video-lojërave të dhunshme

Publikuar tek: bota, më 16:58 05-08-2019 Sulmet me armë në SHBA: Trump dënon racizmin, kërkon masa kundër video-lojërave të dhunshme

Presidenti amerikan Donald Trump bëri thirrje për dënimin e racizmit dhe shtrëngimin e masave për kontrollin e armëve.

Kreu i shtetit u shpreh para mediave se është koha që Demokratët dhe Republikanët duhet të bëhen bashkë për kontrollin e dokumenteve të shtetasve amerikanë dhe reformën e emigracionit për parandalimin e vrasjeve në masë.

Deklarata për mediat vjen një ditë pas masakrave në Dayton dhe El Paso, ku vdiqën plot 29 persona.

“Republikanët dhe Demokratët duhet të bashkohen për kontrollet e të dhënave të së kaluarës së shtetasve në sinergji me legjislacionin e nevojshëm për reformën e emigracionit. Duhet të arrijnë diçka të mirë, mbase jo të madhe, pas këtyre ngjarjeve tragjike”, deklaroi Trump.

Ai gjithashtu bëri thirrje për forcimin e masave ndaj video-lojërave të dhunshme dhe reforma në ligjet për shëndetin mendor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013405799865723
array(1) { ["section"]=> string(96) "sulmet-me-arme-ne-shba-trump-denon-racizmin-kerkon-masa-kunder-video-lojerave-te-dhunshme-174419" }