Sulmet me dron në rafineritë e Arabisë Saudite, SHBA publikon PAMJET satelitore: Irani qëlloi depozitat e naftës

Publikuar tek: bota, më 18:35 16-09-2019 Sulmet me dron në rafineritë e Arabisë Saudite, SHBA publikon PAMJET satelitore: Irani qëlloi depozitat e naftës Pamjet satelitore te dpozitave te naftes ne Arabine Saudite, te publikuara nga SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pulikuar disa imazhe satelitore dhe citojnë burimet e inteligjencës për të mbështetur pretendimet e tyre se Irani qëndron pas sulmeve ajrore mbi rafineritë e naftës në Arabinë Saudite.

Irani mohon sulmet ajrore me dron ndaj depozitave të naftës në Arabinë Saudite, ndërsa ato i kanë marrë përsipër rebelët e organizatës Hoithi në Jemen, raporton newsbomb.al.

Në foton e shpërndarë nga SHBA dhe mediat amerikane shihen qartë depozitat me naftë të dëmtuara nga sulmet me dron.

BBC shkruan se shpërthimi i rafinerive ka ulur furnizimet globale të naftës me 5% dhe çmimet janë rritur.

Autoritetet arabe shtojnë se do të reduktohet me 50% prodhimi ditor i naftës nga 5.7 milionë fuçi në 2.85 milionë. Jo vetëm kaq, por kjo do të sjellë reduktim të prodhimit dhe furnizimit të nënprodukteve të naftës; pritet të përgjysmohet prodhimi i etanit dhe gazrave të lëngshëm, raporton newsbomb.al.

Grupi rebel Huthi, që lufton në Jemen kundër Arabisë Saudite mori përsipër autorësinë e goditjeve me raketa të rafinerive të naftës. Por, SHBA-ja akuzon se prapa këtij skenari qëndron Irani, aleat dhe mbështetës i fuqishëm i grupimit Huthi në luftën civile të Jemenit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036020040512085
array(1) { ["section"]=> string(117) "sulmet-me-dron-ne-rafinerite-e-arabise-saudite-shba-publikon-pamjet-satelitore-irani-qelloi-depozitat-e-naftes-178680" }