Sulmet në Bruksel sjellin pasojat e para për refugjatët, Polonia refuzon pranimet e reja

Publikuar tek: bota, më 22:42 23-03-2016 Sulmet në Bruksel sjellin pasojat e para për refugjatët, Polonia refuzon pranimet e reja

Polonia do të refuzojë pranimin e refugjatëve në territorin e saj, si pjesë e një programi shpërndarjeje nga ana e Bashkimit Evropian, deklaroi sot kryeministrja polake, Beata Szydlo, në një reagim ndaj atentateve të djeshme vdekjeprurëse në Bruksel.

“Pas asaj që ndodhi në Bruksel, e kam të pamundur të them se ne do të mund të pranonim sërish refugjatë”, deklaroi Szydlo për televizionin privat polak, Superstacja.

Deri tani, qeveria konservatore polake ka pritur 7 000 refugjatë duke respektuar një angazhim të marrë më parë nga qeveria e qendrës e ish-kryeministres, Ewa Kopacz.

Të paktën 31 persona u vranë dhe 270 të tjerë u plagosën pas atentateve të djeshme në aeroportin dhe metronë e Brukselit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edhe ”Anonymous” kërcënon ISIS-in
Ç’president ky i SHBA! Obama kërcen tango me argjentinasen (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010421991348267
array(1) { ["section"]=> string(93) "sulmet-ne-bruksel-sjellin-pasojat-e-para-per-refugjatet-polonia-refuzon-pranimet-e-reja-35861" }