Meta i shkroi letër, OSBE i përgjigjet Bashës dhe Kryemadhit: Nxitësit e dhunës duhet të mbajnë përgjegjësi (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:43 19-06-2019 Meta i shkroi letër, OSBE i përgjigjet Bashës dhe Kryemadhit: Nxitësit e dhunës duhet të mbajnë përgjegjësi (E PLOTË) Bernd Borchardt

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i dërgoi sot një letër prezencës së OSBE në Tiranë, ku i njoftonte se zgjedhjet nuk do të mbahen në 30 qershor.

Ndërkaq ka reaguar OSBE e cila shmang tërësisht letrën e Presidentit  dhe thotë se duhet të vazhdohet me proceset administrative në përputhje me parimet e shtetit ligjor. OSBE dënon gjithashtu me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri.

Sipas OSBE,  jo vetëm autorët e dhunës, por edhe nxitësit e saj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore, duke i kthyer përgjigje në këtë mënyrë Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.

Deklarata e plotë:

Prezenca e OSBE-së i dënon me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri. Të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor.

Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar. Jo vetëm autorët e dhunës, por edhe nxitësit e saj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ne bëjmë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërmarrin të gjitha masat, sipas legjislacionit në fuqi, për të hetuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e dhunës.

Gjithashtu, u bëjmë thirrje organizuesve të protestës së të premtes të sigurojnë një protestë paqësore. Në përputhje me mandatin e saj, Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të mbështetë shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.28750801086426
array(1) { ["section"]=> string(102) "sulmet-ne-kzaz-osbe-godet-bashen-dhe-kryemadhin-nxitesit-e-dhunes-do-mbajne-pergjegjesi-e-plote-168883" }