Sulmet në Londër, zbulohet plani i frikshëm i terroristëve që për fat dështoi

Publikuar tek: bota, më 13:41 04-06-2017 Sulmet në Londër, zbulohet plani i frikshëm i terroristëve që për fat dështoi

Një plan i frikshëm ka qenë ai i terroristëve gjatë natës së mbrëmshme në Londër.

Nëse çdo gjë do të kishte shkuar ashtu siç ishte planifikuar bilanci i viktimave do të ishte më i tmerrshëm. Aktualisht numri i viktimave është 7 të pafajshëm dhe 3 terroristë të vrarë nga policia.

Sipas dëshmisë së një kamariere në Borough Market se pasi autorët kanë masakruar me thikë disa persona në restorant, ata kanë tentuar të hyjnë edhe në një pub.

Fatmirësisht, sipas kamarieres dera ka qenë e kyçur në atë moment dhe pasi kanë tentuar të largohen janë qëlluar për vdekje nga policia britanike. 

“Isha në Wheatsheaf Pub dhe dera ishe e mbyllur me çelës nga stafi i pub-it. 3 burra me thika në duar ishin jashtë dhe tentuan që të hynin në pub, vazhduan të thyenin dritaret dhe në atë moment policia ka hapur zjarr të paktën 20 herë dhe një person që ishte brenda në pub mori një plumb në kokë, mendoj se vdiq në vend”, tha vajza e tmerruar teksa ka dhënë dëshminë e saj për policinë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tmerr në Londër, si e masakruan 32 vjeçarin teksa i prenë fytyrën me thikë
Një grua muslimane dhe 11 burra në pranga, si u zbulua grupi i terroristëve në Londër? »
Article Logic
Execution time: 0.010978221893311
array(1) { ["section"]=> string(82) "sulmet-ne-londer-zbulohet-plani-i-frikshem-i-terroristeve-qe-per-fat-deshtoi-81186" }