Sulmet në metronë e Shën Petersburgut, thyhen akujt SHBA-RUSI: Trump telefonon Putin

Publikuar tek: bota, më 10:48 04-04-2017 Sulmet në metronë e Shën Petersburgut, thyhen akujt  SHBA-RUSI: Trump telefonon Putin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka foruar mbështetje Rusisë, në luftën kundër terrorizmit. Në një deklaratë të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Trump ka telefonuar homologun e tij rus, Vladimir Putin duke i shprehur ngushëllimet për sulmin e së hënës, në stacionin e metrosë në Shën Petersburg.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se nga telefonata e dy presidentëve u ra dakord që  terrorizmi duhet të ketë një fund të shpejtë, raporton CNN.

 “Nuk ishte menjëherë e qartë se kush ishte prapa shpërthimit në metro Shën Petersburg, edhe pse kryeministri rus e përshkroi atë si një "akt terrorist"-“ thuhet në njoftimin e presidentit Trump.

Telefonata mes dy presidentëve ishte e para, që pas marrjes së detyrës të kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. Ndërkohë presidentët duket sikur kanë thyer akujt mes njëri-tjetrit pas kësaj telefonate,  duke shprehur dëshirën e krijimit të një marrëdhënie “të ngrohtë “ mes dy shteteve, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit.

Më herët inteligjenca amerikane ka akuzuar Moskën zyrtare për përjekjen e saj, për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në favor të Trump.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthimi në Shën Petersburg, shkon në 14 numri i viktimave, ky është autori
Alarmi, luftë e mundshme mes dy shteteve europiane, ku jetojnë shumë shqiptarë »
Article Logic
Execution time: 0.01200008392334
array(1) { ["section"]=> string(88) "sulmet-ne-metrone-e-shen-petersburgut-thyhen-akujt-shba-rusi-trump-telefonon-putin-74057" }