Sulmet në zemër të Londrës, zbardhet dëshmia: Isha ballë për ballë me terroristin, me thikë në dorë më pa në sy

Publikuar tek: bota, më 10:23 04-06-2017 Sulmet në zemër të Londrës, zbardhet dëshmia: Isha ballë për ballë me terroristin, me thikë në dorë më pa në sy

Një prej qytetarëve që u përball mbrëmë me gjendjen e jashtëzakonshme që goditi Londrën me 3 sulme, dy prej të cilave terroriste, ka dhënë dëshminë e tij, kur është përballur me agresorin.

Dëshmitari tregon se ka qenë përballë me të dhe e kanë parë në sy njëri-tjetrin.

“Ishim duke ngrënë në restorant. Papritmas ka pasur shumë trazira. Brenda pak sekondash ishte e qartë se po ndodhte diçka e madhe. E kapa të dashurën time dhe u fsheha prapa barit në restorant. Dëgjonim të shtëna dhe shpërthime. Me të tjerët u zhvendosëm në bodrum, i cili kishte një derë që mund të mbyllej nga brenda. Kishte njerëz që dilnin nëpër rrugë. Pastaj një djalë vrapoi nëpër rrugë deri tek unë me një thikë të madhe. Ai më shikonte në sy, por shumë shpejt u largua. Më pas u ktheva në katin e poshtëm dhe nuk mbaj mend gjë tjetër” rrëfen dëshmitari Brendan për BBC teksa ndodhej në Brothers në Borough Market.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkon në 10 numri i të vrarëve nga sulmi makabër në Londër, 3 prej tyre i ekzekutoi policia
Si shpëtoi të dashurën nga thika makabre e terroristit, dëshmia e të riut po bën xhiron e rrjetit »
Article Logic
Execution time: 0.011097192764282
array(1) { ["section"]=> string(114) "sulmet-ne-zemer-te-londres-zbardhet-deshmia-isha-balle-per-balle-me-terroristin-me-thike-ne-dore-me-pa-ne-sy-81162" }