Sulmet për kurim në Turqi, Veliaj e sqaron nga zyra: Nëse isha duke vdekur dje në Truqi, s’mund të isha sot këtu

Publikuar tek: aktualitet, më 10:36 13-08-2020 Sulmet për kurim në Turqi, Veliaj e sqaron nga zyra: Nëse isha duke vdekur dje në Truqi, s’mund të isha sot këtu Erion Veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar për lajmet e rreme të publikuara më herët ne medie, ku u tha se ai ishte nisur në Turqi për t’u kuruar.

Veliaj teksa flet nga zyra e thotë qartë se nuk ka dalë as nga shtëpia e jo më të shkojë në Turqi.

“Nuk kam shkuar as në Itali as në Turqi. E di që kundërshtarët përpiqen të kapen diku por unë nuk jam ai kryetar bashkie që ka vila në Holandë. Nëse isha duke vdekur dje në Truqi smund të isha sot këtu. I mëshiroj, i kam falur, apeli për këta kjo gjuhë e urrejtjes.

Kjo gjuha e urrejtjes e lajmeve të rreme, dikë e ke kundërshtar dhe duhet ta mundësh me punë dhe jo me lajme të rreme. Gjuha e mllefit dhe urrejtjes do duhet të venitet, sështë pjesë e kodeve tona dhe as pjesë e civilizimit perëndimor. Çdokush që ka sulmuar me gjuhën e urrejtjes ka humbur. Janë goditje nën brez. Nuk jam larguar asnjë ditë nga shtëpia, jo nga Shqipëria”, tha Veliaj për report tv.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012645959854126
array(1) { ["section"]=> string(116) "sulmet-per-kurim-ne-turqi-veliaj-e-sqaron-nga-zyra-nese-isha-duke-vdekur-dje-ne-truqi-s-mund-te-isha-sot-ketu-216993" }