Sulmet terroriste në Francë, reagon KMSH: Fyerja e së shenjtës së tjetrit nuk është 'liri shprehje'

Publikuar tek: aktualitet, më 12:23 30-10-2020 Sulmet terroriste në Francë, reagon KMSH: Fyerja e së shenjtës së tjetrit nuk është 'liri shprehje'

Komunitetit Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pas sulmeve terroriste që ndodhën në Francë, ku humbën jetën disa persona.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, KMSH-ja shkruajnë se e cilësojnë vrasjen të pajustifikueshme dhe se dënojnë të gjitha sulmet kundër jetës së njeriut.

Më tej ata theksojnë se ndihen të shqetësuar për reagimet ndaj kësaj çështje edhe në mediumet e Tiranës, ku hera-herës, persona jokompetentë, në emër të “lirisë së shprehjes”, i bashkohen fyerjeve ndaj Profetit (a.s.).

Sipas tyre kjo është një sjellje që nuk ndihmon në frymën e tolerancës fetare, për të cilën populli shqiptar krenohet aq shumë.

Postimi i plotë:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po ndjek me vëmendje ngjarjet e fundit në Francë. Ne dënojmë ashpër aktin e vrasjes së një mësuesi francez, kryer nga një adoleshent. Vrasja është e pajustifikueshme, është akt makabër.

Nga ana tjeter, është e papranueshme fyerja e simbolit të paqes e urtësisë, Profetit Muhamed (a.s.). Fyerje e cila është e përsëritur në disa mediume franceze e më gjerë.

Këto ngjarje fyejnë rëndë çdo mysliman, në çdo vend ku ndodhet.

Gjithashtu, ne ndjekim me shqetësim reagimet për këtë çështje edhe në mediumet e Tiranës, ku hera-herës, persona jokompetentë, në emër të “lirisë së shprehjes”, i bashkohen fyerjeve ndaj Profetit (a.s.).

Kjo nuk ndihmon në frymën e tolerancës fetare, për të cilën populli shqiptar krenohet aq shumë.

Fyerja e së shenjtës së tjetrit nuk është “liri shprehje”.

Liria e shprehjes duhet të hyjë brenda një kornize të përgjegjësisë sociale që ruan të drejtat e tjetrit!

Ne i bëjmë thirrje gjithë besimtarëve myslimanë me kombësi shqiptare, rezidentë në Francë, të jenë të përmbajtur përballë situatave të tilla!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KED paditet nga dy kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, Tafaj: Më diskriminuan se isha i verbër!
‘Shpërthen’ Covid-19 në Gjykatën e Tiranës, dalin pozitivë dy gjyqtarë, infektohen dhe 3 sekretare e një punonjës administrate »
Article Logic
Execution time: 0.010385990142822
array(1) { ["section"]=> string(102) "sulmet-terroriste-ne-france-reagon-kmsh-fyerja-e-se-shenjtes-se-tjetrit-nuk-eshte-liri-shprehje-225773" }