Sulmet terroriste në Sri Lanka, prestigjiozja britanike zbulon organizatorin 

Publikuar tek: bota, më 18:44 22-04-2019 Sulmet terroriste në Sri Lanka, prestigjiozja britanike zbulon organizatorin  Sulmi terrorist ne Sri Lanka dhe nje nga te dyshuarit si organizator, Zahran Hashimi

Sulmi terrorist të dielën e Pashkëve, që tronditi Sri Lankën, ku disa shpërthime njëra pas tjetrës sollën vdekjen e 290 personave dhe palgosjen e mbi 500 të tjerëve, mendohet se u organizua nga radikali islamik Zahran Hashimi.

Të dielën e Pashkëve në 21 prill, disa shpërthime goditën kishat dhe hotelet luksoze në kryeqytetin e Sri Lankës, Colombo ku u vranë 290 persona dhe mbetën të plagosur mbi 500 të tjerë.

Prestigjiozja britanike Dailymail ka bërë publike fotografinë e një prej personave që mendohet se organizuan sulmin terrorist në Sri Lanka.

Një ndër sulmuesit është identifikuar si Zahran Hashimi, një klerik radikal islamik i njohur për postimin e videove të trazirave.

Mediat lokale thanë se Zahran ishte një nga ata që vendosi bomba vdekjeprurëse të cilat shpërthyen në hotelin Shangri La në kryeqytetin e Sri Lankës, Colombo.

Sipas mediave Zahran Hashimi donte të sulmonte edhe Komisionin e Lartë Indian në kryeqytetin e Sri Lankës më 4 prill, por nuk arriti ta finalizonte atë.

SHBA-ja theksoi se ata që shkaktuan ngjarjen tragjike në Sri Lanka u frymëzuan nga ISIS. Ndërkohë, policia tha se 24 persona janë arrestuar, por nuk dihet nëse Zahran është mes tyre.

Sri lanka  është në shok pas shpërthimeve të së dielës së Pashkëve. Ky ishte episodi më i dhunshëm në Sri Lanka që nga përfundimi i luftës civile në vitin 2009.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013078927993774
array(1) { ["section"]=> string(82) "sulmet-terroriste-ne-sri-lanka-prestigjiozja-britanike-zbulon-organizatorin-161439" }