Sulmi i autobusit me kosovarë në Serbi, Pacolli i kërkon BE-së që të reagojë për ngjarjen

Publikuar tek: rajon, më 21:45 25-08-2019 Sulmi i autobusit me kosovarë në Serbi, Pacolli i kërkon BE-së që të reagojë për ngjarjen Ministri i Jashtem ne largim i Kosoves, Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme në largim, Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të reagojë për sulmin mbi autobusin me udhëtarë kosovarë që po udhëtonte në Serbi.

Me anë të postimi në rrjetin social twitter, Pacolli ka kërkuar nga BE që të reagojë ndaj kësëaj ngjarje dhe të kërkojë nga Serbia që të ndalë sulmet dhe ofrojë siguri për qytetarët.

‘Unë i dënoj ashpër sulmin mbi autobusin e mbushur me udhëtarë që udhëtonte nga Kosova nëpërmes Serbisë në BE. Serbia vazhdimisht po dështon që të ofrojë sigurinë për udhëtarët tonë dhe lirinë e lëvizjes. Ne kërkojmë që të fillojnë hetimet dhe garanci për sigurinë e qytetarëve tonë’, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Twitter.

Rasti i sulmit mbi autobusin me udhëtar, që po udhëtonte nga Kosova nëpërmjet Serbisë drejt shteteve të BE-së, ka ndodhur ditën e djeshme në orët e vona të mbrëmjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03090500831604
array(1) { ["section"]=> string(95) "sulmi-i-autobusit-me-kosovare-ne-serbi-pacolli-i-kerkon-be-se-qe-te-reagoje-per-ngjarjen-176316" }