Sulmi i Metës: Kush është ambasadori i huaj që “KOMANDOHET” nga sekretari i Ramës, Engjëll AGAÇI

Publikuar tek: politike, më 20:41 21-11-2019 Sulmi i Metës: Kush është ambasadori i huaj që “KOMANDOHET” nga sekretari i Ramës, Engjëll AGAÇI Alberto Cutillo, Engjell Agaçi

Sulmi i presidentit Ilir Meta ndaj ambasadorëve të huaj nuk ndalet vetëm te Bern Borchardt apo Luigi Soreca.

Ndonëse i ka ofenduar me terma tepër të rëndë, Meta nuk ka përmendur publikisht asnjë emër, por mesa duket po i zbulon vetë një e nga një se kush janë ambasadorët “palaço” e “lecka” të Edi Ramës, siç edhe i quajti pak ditë më parë.

Ditën e sotme Presidenca sulmoi ambasadorin italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, të cilin e quajti si “ambasadori i Agaçit”, duke iu referuar sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit Edi Rama, Engjëll Agaçi.

Në një postim në rrjetet sociale, këshilltari i Metës për Media, Tedi Blushi tha:

Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës”, shkruan Blushi në Facebook.

Ambasadori Cutillo sugjeroi që çështja e Gjykatës Kushtetuese të dërgohet në Komisionin e Venecias, me idenë për të marrë një opinion që mund të zgjidhë krizën e rëndë të krijuar në vendin tonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075309276580811
array(1) { ["section"]=> string(99) "sulmi-i-metes-kush-eshte-ambasadori-i-huaj-qe-komandohet-nga-sekretari-i-rames-engjell-agaci-186736" }