Sulmi i SHBA në bazën ajrore siriane, fuqitë botërore mbajnë qëndrime të ndryshme

Publikuar tek: bota, më 17:35 07-04-2017 Sulmi i SHBA në bazën ajrore siriane, fuqitë botërore mbajnë qëndrime të ndryshme

Pas sulmit të bujshëm të një baze ajrore siriane nga forcat amerikane , reagojnë shtetet më të fuqishme të botës.

Kina doli pro ketij sulmi nga ana e SHBA dhe dënoi sulmin me armë kimike në Siri, duke theksuar se këto armë s’duhet të përdoren në asnjë vend të botës.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Çunjing tha se Kina është “thellësisht e shokuar” me sulmin kimik në Kan Shejkun dhe se “dënon e kundërshton përdorimin e armëve kimike të cilitdo vend apo organizate dhe pavarësisht se cilat janë rrethanat apo qëllimi”.

Ajo tha se Kina kërkon “hetime të pavarura dhe të plota të incidentit dhe fakte të pathyeshme”.

Gjithashtu ndërmjet një postimi në Tëitter, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka reaguar zyrtarisht ditën e sotme pas sulmit amerikan me raketa në bazën ajrore siriane, ku thuhet se mbaheshin armët kimike.

“Sulmet amerikane tregojnë vendosmërinë e nevojshme kundër sulmeve kimike barbare. BE-ja do të punojë me SHBA-në për t'i dhënë fund brutalitetit në Siri", ka thënë në Tëitter Tusk.

Angela Merkel dhe François Hollande në një komunikatë të përbashkët, kanë  garantuar se Uashingtoni i kishte informuar paraprakisht për veprimin e tij.  Presidenti sirian Bashar al Asad mban përgjegjësinë e plotë të sulmeve amerikane, që shënjestruan një bazë ushtarake të regjimit të tij si reprezalje ndaj një sulmi kimik të dyshuar, deklaruan sot kancelarja gjermane dhe presidenti francez. :“Një instalim ushtarak i regjimit sirian i përdorur për bombardime kimike u shkatërrua këtë mbrëmje nga sulmet amerikane (…) Asadi mban përgjegjësinë e plotë të kësaj ngjarje”, theksuan  ato.

Por Rusia dhe Irani nuk janë pro kesaj ndërhyrjeje ushtarake.Presidenti Putin ka kerkuar mbledhjen urgjente te OkB. Ai ndër të tjera tha, se ky sulm mund të  ndezë shkëndijat e para të një lufte në lindjen e mesme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulmi i SHBA, Rusia në alarm ngre menjëherë sistemin anti-raketor në bazat siriane
Siria e dinte për sulmin e SHBA, evakuuoi personelin nga baza ajrore përpara goditjes »
Article Logic
Execution time: 0.010680198669434
array(1) { ["section"]=> string(86) "sulmi-i-shba-ne-bazen-ajrore-siriane-fuqite-boterore-mbajne-qendrime-te-ndryshme-74440" }