Sulmi i SHBA në Siri, acarohen marrëdhëniet me Rusinë, Putin: Veprim i pamatur, do të rrisë konfliktet mes nesh; Trump: Vdiqën fëmijë, luftë terrorizmit!

Publikuar tek: bota, më 07:57 07-04-2017 Sulmi i SHBA në Siri, acarohen marrëdhëniet me Rusinë, Putin: Veprim i pamatur, do të rrisë konfliktet mes nesh; Trump: Vdiqën fëmijë, luftë terrorizmit!

Sulmi i mëngjesit të sotëm në bazën ajrore në Siri, ku SHBA lëshoi 60 raketa ka sjellë për herë të parë reagimin e Kremlinit.

Vladimir Putin telefonoi menjëherë presidentin e SHBA, Donald Trump lidhur me shkatërrimin e bazës ajrore të Sirisë.

Putin e ka cilësuar sulmin si një veprim të pamatur nga SHBA, ndaj ka kërkuar më urgjencë të mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

“Sulmi mund të përkeqësojë marrëdhëniet SHBA-Rusi, si dhe mund të rrisë konfliktet në Lindjen e Mesme. Nuk mund të akuzosh askënd pa hetuar”, mësohet të ketë deklaruar Putin, lidhur me sulmin, pas tragjedisë ku humbën jetën mbi 80 persona, mes tyre gra e fëmijë nga armët kimike në Siri.

Nga ana tjetër, Trump ka reaguar dukë thënë se para sulmit SHBA kishte njoftuar ushtarakët rusë, ndërsa apelon eleminimin e grupit të Shtetit Islamik.

“Është e pafalshme, vdiqën shumë fëmijë të pafajshëm. Do t’i luftojmë të gjitha llojet e terrorizmit dhe do t’i japim fund grupit shteti islamik”, është shprehur Trump, teksa bën thirrje vendeve të qytetetëruara të ndalet gjakderdhja.

Sulmi i SHBA në Siri është mbështetur edhe nga Anglia. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulmi me armë kimike, SHBA lëshon raketat e para dhe shkatërron bazën ajrore siriane
Anija shqiptare “Oriku” ndalon gomonen me 60 sirianë në mes të detit, shumica fëmijë ishin nisur drejt Greqisë »
Article Logic
Execution time: 0.011086940765381
array(1) { ["section"]=> string(151) "sulmi-i-shba-ne-siri-acarohen-marredheniet-me-rusine-putin-veprim-i-pamatur-do-te-rrise-konfliktet-mes-nesh-trump-vdiqen-femije-lufte-terrorizmit-74372" }