Sulmi kibernetik shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Ukrainë, rasti i parë në botë

Publikuar tek: bota, më 22:48 05-01-2016 Sulmi kibernetik shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Ukrainë, rasti i parë në botë

Një sulm kibernetik, që kishte vënë në shënjestër rrjetin elektrik ukrainas shkaktoi një ndërprerje të energjisë elektrike në pjesën perëndimore të saj në fund të muajit dhjetor, bëri sot të ditur për median, shoqëria e sigurisë informatike ESET si dhe disa burime lokale.

“Ky është rasti i parë i shënuar në botë”, njoftuan ekipet e ESET Francë.

“Virusi ishte futur me anë të një teknike me postë, që përmbante një dokument Exceli të infektuar”, sqaroi ESET, i cili zbuloi sulmin ndërsa ekipet e tij të punës po monitoronin virusin prej disa muajsh.

”Më 23 dhjetor, një pjesë e madhe e rajonit Ivano-Frankivsk, në perëndim të Ukrainës u zhyt për disa orë në errësirë”, bëri të ditur kompania lokale e energjisë elektrike ”Prikarpattiaoblenergo”, transmeton Ata.

”Ky defekt u shkaktua nga ndërhyrja e personave të paautorizuar në sistemin e komandimit në distancë dhe teknikëve u është dashur të lidhin manualisht energjinë elektrike”, kishte sqaruar më tej shoqëria.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Obama përlotet gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë (Video)
Koreja e Veriut teston bombën me hidrogjen, shkakton tërmet 5.1 rihter »
Article Logic
Execution time: 0.013659000396729
array(1) { ["section"]=> string(97) "sulmi-kibernetik-shkakton-nderprerje-te-energjise-elektrike-ne-ukraine-rasti-i-pare-ne-bote-29233" }