Sulmi kimik në Siri, Rusia bën përgjegjës rebelët për masakrën

Publikuar tek: bota, më 10:28 05-04-2017 Sulmi kimik në Siri, Rusia bën përgjegjës rebelët për masakrën

Moska zyrtare ka mohuar të gjitha akuzat për përfshirjen e Bashar Al-Assad në sulmin kimik, që vrau dhjetëra civilë mes tyre fëmijë, në veri të Sirisë.

Ministria e Mbrojtjes Ruse pranoi se avionët kishin sulmuar qytetin e Khan Sheikhoun, në provincën Idlib, duke thënë se avionët kishin  goditur një godinë që mbante brenda armë me përbërje të substancave helmuese, për përdorim në Irak , -raporton agjensia ndërkombëtare e lajmeve CNN.

Nga ana tjetër shtetet perendimore kanë fajësuar regjimin e Bashar Al-Assad mbi sulmin kimik të së martës. Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson i është përgjigjur Rusisë  duke thënë se:
"Të gjitha provat që kam parë deri më tani tregojnë se ka qenë regjimi i Assad , i cili ka përdorur armë të paligjshme mbi njerëzit e tij”.

Ndërkohë vetë Assad ka mohuar sulmin e së martës , duke ia atribuar përgjegjësinë kryesore rebelëve për masakrën e bërë. Nga ana tjetër aktivistët atje thonë se përgjegjësinë kryesore e ka regjimi i Assad, pasi sipas tyre ata kanë përdorur bombë kimike mbi civilët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fotoja e ish-zonjës së parë Michelle Obama bëhet virale, kjo është arsyeja
44 kile kokainë, 2 pistoleta e 150 mijë euro, arrestohet trafikanti shqiptar (DETAJE/ VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0095047950744629
array(1) { ["section"]=> string(67) "sulmi-kimik-ne-siri-rusia-ben-pergjegjes-rebelet-per-masakren-74162" }