Sulmi me 50 të vrarë, Zelanda e Re miraton ligjin për armët

Publikuar tek: bota, më 13:18 10-04-2019 Sulmi me 50 të vrarë, Zelanda e Re miraton ligjin për armët Kryeministrja Jacinda Ardern

Parlamenti i Zelandës së Re ka votuar pro ndalimit të të gjitha llojeve të armëve gjysmë automatike dhe pushkëve pas sulmit në Christchurch.

Projetktligji për reformën e armëve kaloi pas leximit përfundimtar në parlament. Ndërsa pritet dekretimi i tij brenda disa ditëve pas marrjes së pëlqimit nga guvernatori i përgjithshëm.

Kryeministrja Jacinda Ardern njoftoi ndryshime në ligj pasi 50 njerëz u vranë muajin e kaluar nga një i person i armatosur në dy xhami në Christchurch.

E përlotur, ajo tha në parlament se ishin mbledhur "për shkak të viktimave dhe familjeve". Ajo tha se kur vizitoi të lënduarit në spital asnjëri prej tyre nuk kishte vetëm një plagë me armë zjarri.

"Ata do të jenë me aftësi të kufizuara gjithë jetën dhe këtu pa konsideruar edhe ndikimin psikologjik", tha ajo, raporton BBC, transmeton Newsbomb.al.  

"Këto armë u projektuan për të vrarë, dhe kjo është ajo që ata bënë më 15 mars," u tha Ardern deputetëve.

Australiani Brenton Tarrant, një supremacist i vetëshpallur i bardhë, akuzohet për vrasjen e 50 perosnave dhe plagpsjen e 39 të tjerëve. Kjo është ngjarja më e rëndë në historinë e Zelëndës së Re.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0053768157958984
array(1) { ["section"]=> string(65) "sulmi-me-50-te-vrare-zelanda-e-re-miraton-ligjin-per-armet-159884" }